Politika e Rimbursimeve dhe Kthimeve
Në TopUp, synojmë që çdo porosi të përpunohet shpejt dhe saktë. Për shkak të natyrës dixhitale të produkteve tona, rimbursimet dhe kthimet janë të kufizuara.
Gift Cards dhe kode dixhitale
Pasi një gift card code është dorëzuar ose bërë i disponueshëm për klientin, ai nuk mund të kthehet ose rimbursohet.
Përpara blerjes, ju lutemi kontrolloni me kujdes:
- Platformën
- Rajonin e gift card-it
- Vlerën e zgjedhur
- Përputhshmërinë me llogarinë tuaj
Nuk mund të ofrojmë rimbursim nëse është blerë gabimisht një gift card për rajonin, platformën ose vlerën e gabuar.
Game Top-Ups
Pasi një Game Top-Up është realizuar në Player ID-në e dhënë nga klienti, porosia konsiderohet e përfunduar dhe nuk mund të anulohet apo rimbursohet.
Klienti është përgjegjës për të kontrolluar saktësinë e:
Player ID, serverit, rajonit dhe paketës së zgjedhur.
TopUp nuk mban përgjegjësi për top-ups të dërguara në një llogari të gabuar për shkak të të dhënave të pasakta të vendosura gjatë porosisë.
Kur mund të kërkohet rimbursim?
Një kërkesë për rimbursim mund të shqyrtohet nëse:
- Porosia nuk është përpunuar ende.
- Kodi i marrë rezulton i pavlefshëm dhe problemi konfirmohet nga ana jonë.
- Është dërguar një produkt i ndryshëm nga ai që është porositur.
- Game Top-Up nuk është realizuar për shkak të një problemi nga ana jonë ose e furnitorit.
Në këto raste, mund të ofrojmë zëvendësim të produktit ose rimbursim, sipas rastit.
Porositë e anuluara
Nëse dëshironi të anuloni një porosi, na kontaktoni sa më shpejt.
Nëse kodi nuk është dërguar ende ose Game Top-Up nuk është realizuar, mund të jetë e mundur anulimi i porosisë.
Pasi produkti dixhital është dorëzuar, porosia nuk mund të anulohet.
Probleme me porosinë
Nëse keni ndonjë problem me një gift card ose top-up, ju lutemi na kontaktoni dhe përfshini:
- Numrin e porosisë
- Produktin e blerë
- Përshkrimin e problemit
- Screenshot, nëse është e nevojshme
Ne do ta shqyrtojmë kërkesën dhe do t’ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur.







